PAMJET E PARA NGA VENDNGJARJA/ Tronditet Tirana, vritet në atentat 56-vjeçari te “Pallati me Shigjeta”, autorët ishin me motorr! Ja çfarë thotë policia

NJë ngjarje e rende ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet.

Rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq raportohet se autorët janë larguar me shpejtësi me një motorçikletë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

EMISIONET