VIDEO+EMRI/ Kthehet frika në Shkodër, të shtëna armësh në Kiras, ja kush ishte objektivi

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Kiras në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Ende nuk dihen se në ç’rrethana janë dëgjuar krismat, por mësohet se është qëlluar me 4 plumba drejt një makine të parkuar.

Automjeti është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha, ndërsa nga këqyrja paraprake ka rezultuar se automjeti ka 4 plumba pistolete.

Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia është në vendngjarja dhe po kryen hetimet për identifikimin e autorit/ëve.

REAGIMI NGA POLICIA

Shkodër/Informacion paraprak

VIDEO+EMRI/ Kthehet frika në Shkodër, të shtëna armësh

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

EMISIONET