EMRAT+PAMJET NGA VENDNGJARJA/ Krisma në Shkodër, ndërron jetë 34-vjeçari, vajza në gjendje shumë të rëndë

Ditën që forcat speciale të policisë kanë zbarkuar në qytet, Shkodra është tronditur nga një ngjarje e rëndë e shënuar pak minuta më parë.

Nga raportimet e para mësohet se në lagjen “Mark Lula”, në zonën e njohur si fusha e druve, janë dëgjuar krisma armësh dhe raportohet për1 te vrare dhe 1 te plagosur rende, konkretisht bëhet fjalë për shtetasit: Anila Prendushi dhe Kolë Manaj

Sipas policisë dyshohet se pas një konflikti, djali ka qëlluar me armë zjarri ndaj të dashurës se tij dhe më pas veten, brenda makinës ku ndodheshin.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndersa mesohet se vajza ndodhet ne spital ne gjendje shume te rende.

 EMRAT+PAMJET NGA VENDNGJARJA/ Krisma në Shkodër, ndërron
Anila Prendushi dhe Kolë Manaj

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET