Plagosje me armë zjarri një person në Lezhë! EMRI dhe detajet e para

Plagosje me armë zjarri një person në Lezhë! EMRI dhe

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Një person është plagosur në afërsi të fshatit Grykë-Zezë.

I plagosur raportohet se është shtetasi Mondi Gjoka, i cili është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës në Tiranë.

Ndërkaq, policia ka zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policise Lezhë

Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

EMISIONET