Lagjet në Vlorë të lëna pas dore, pa rrugë dhe pa ndriçim. Banorët: Kemi frikë të dalim natën

Investimet në Vlorë duket se janë përqëndruar vetëm në qendër të qytetit, dhe në Lungomare. Pak metra larg qendrës, lagjet e qytetit janë lënë tërësisht në harresë. Banorët e lagjes Çole thonë se nuk kanë marrë asnjë shërbim nga bashkia dhe qeveria pavarësisht kërkesave të tyre.

Infrastruktura rrugore mbetet një prej shqetësimeve kryesore për banorët e lagjes Çole në Vlorë.

Ndodhen vetëm 3 kilomatra nga bashkia por lagjja ngjan si ndonjë fshat i thellë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"As rrugë asgjë. S'kemi ku të shkojmë për tu ankuar."

"Rruga është skandal, sic e sheh," thonë të moshuarit.

Të moshuarit thonë se kanë frikë të dalin në darkë nga shtëpitë e tyre, pasi në  gjithë lagjen nuk ka ndriçim.

"Unë të dal natën këtu?! Apsolutisht! S'bëhet fjalë. S'ka asnjë dritë të shkosh te ndonjë komshi apo ndokund tjetër," thotë e moshuara.

Pavarësisht kërkesave të tyre, thonë se institucionet nuk kanë kryer asnjë investim.

"Kur të dal unë në protestë, do ta marr dhe burrin tim. O të shuhet o të ndreqet, tjetër s'ka," thotë ajo.

"Rrugët janë shumë keq, shuikoji vetë. As nuk vjen njeri. Madje kur na bllokohen pusetat, kërkojmë ndihmë," thotë e moshuara.

Situata pritet të vijojë e njëjtë edhe për të paktën këtë vit, pasi në planin buxhetor të bashkisë së Vlorës për vitin 2022 nuk ka ende asnjë projekt ose fond të ndërmarrë për rehabilitimin e këtij blloku banimi.

Lagjet në Vlorë të lëna pas dore, pa rrugë dhe pa

EMISIONET