La profesionin për të investuar në fshat, gazetari: Vështirë të thyesh mentalitetin e të rinjve
Shumë njerëz tashmë zgjedhin të jetojnë larg zhurmës dhe qendrave urbane, pasi kanë provuar jetën e qytetit rikthehen në fshat, të jetojnë aty e madje edhe të investojnë.
Në studion e “Jeto me Orën” ishin të ftuar tre sipërmarrës të cilët kanë investuar në fshat. Ata treguan të mirat dhe vështirësitë që kanë hasur. Altin Prenga sipërmarrës prej shumë vitesh ka treguar se u rikithye nga Italia në Fishtë pasi në vendet europiane investimi në zonat rurale ishte mjaft e përhapur.
Ndërsa Elton Kikia me profesion gazetar, hoqi dorë nga profesioni i tij, për të investuar në vendin e lindjes, ku tregon se e gjitha nisi si një tërheqje e vazhdueshme.
“Ka qenë një tërheqje e vazhdueshme që kur isha gazetar mendoja se çfarë do bëja më pronat që kishim në fshat. Çdo gjë po dukej sikur po shkonte dëm, dhe duke kërkuar rreth fermave që nuk ishin të përhapur na vendin tonë më shkoj mendja tek ferma e gomaricave” u shpreh Elton Kikia.
Gjergji Lici fermeri nga Lushnja u shpreh i shqetësuar për politikat aktual;e që zbatohen në fushën e bujqësisë.
”Po të rishikohen politikat për bujqësinë dëshira për tu rikthyer në fshat do të rritej” u shpreh fremeri.
Sipërmarrësi Prenga tregoi madje se në vendin tonë ka ende komplekse për jetën e fshatit.
”Jeta e vështirë është ky nuk ja del dot ekonomikisht, dhe jo jeta në fshat. Unë e kam patur ëndërr jetesën në zonat rurale” u shpreh Altin Prenga.
Madje edhe Kikia ndante po të njëtin mendim.
“Është shumë vështirë të thyesh mentalitetin tek të rinjtë për jetën e fshatit mendojnë se në fshat nuk ka punë”- përfundoi Kikia.
Të tre sipërmarrësit u shprehën se në momentin që në fshat do të ketë shëndetësi, shkollim, infrastrukturë dhe marketing të mirë të gjitha familjet do ta rimendonin jetesën dhe investimin në fshat.

