Kuvendi mblidhet sërish sot, pritet zgjedhja e Lindita Nikollës si kryeparlamentare

Deputetët janë mbledhur për të marrë pjesë në pjesën e dytë e plenare për të zgjedhur kreun e Kuvendi.
Në këtë seancë pritet që të ketë vetëm një fjalë nga Lindita Nikolla pas marrjes së detyrës së re si kryetare e Kuvendit për këtë legjislaturë të re.
Ndërkohë e gjithë vëmendja e ditës së punimeve në Kuvend është marrë nga përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Berisha u shoqërua me deputetët dhe simpatizantë të shumtë në hyrje të Kuvendin, ndërsa shmangu takimet me Bashën.
Ky i fundit u brohorit dhe u etiketuar nga disa demokratë, mbështetës të Berishës teksa po dilte nga selia e PD-së.



