Kushtet atmosferike në vendin tonë, meterologia Gjoni tregon si do jenë temperaturat në ditët në vijim
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 09:33
Anira Gjoni, meterologe ishte e ftuar në studion e Ora News ku foli për kushtet atmosferike në vendin tonë. Gjoni tha se dy javët e para të tetorit priten më temperatura të larta.
"Dy javët e para të tetorit priten me temperatura të larta. Do kemi alternime vranësirash. Të enjten do kemi reshje jo me intensitet të lartë.
Në fundjavë, zonat bregdetare do ketë temperatura të larta", tha ndër të tjera Gjoni.