Kush ua vuri zjarrin gomave në Vlorë? Policia arreston 24 vjeçarin e dyshuar

Kush ua vuri zjarrin gomave në Vlorë? Policia arreston 24

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës si autori i dyshuar i djegies së gomave ditën e djeshme në lagjen "24 Maji" në Vlorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit, për shkak të djegies së gomave të automjeteve, në lagjen “24 Maji”, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar S. Z., 24 vjeç, banues në Fier.

"Ky shtetas dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat," njoftoi policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

EMISIONET