Kush punon s’ka bonus qiraje, projekti i Unazës u prek banesat, banorët në protestë

Ndërtimi i unazës së madhe ende mbetet enigmë dhe pa projekte të qartë.

Pronarët e banesave që preken prej tij kanë kërkuar sqarim nga institucionet për fatin e tyre, por sërish kanë mbetur pa përgjigje. Madje ata shprehen se rrezikojnë të mbesin edhe pa bonus qiraje

Banorët e zonës së unazës së madhe në tiranë i janë drejtuar agjencisë së shpronësimeve për të marrë informacion se si do të veprohet me banesat e tyre.

Përpjekjet për të marrë informacion ende nuk kanë marrë zgjidhje ndaj ata apeluan institucionet për transparencë.

Të shqetësuar shprehen se jo të gjithë do të mund të marrin bonus qiraje.

"Sot kemi ardhur këtu për të pyetur ministren ose një zyrtar se çfarë do të bëhet me banesat tona. Ata kanë thënë se do të marrim bonus qiraje për 3 vite. Këto nuk janë prona që janë vjedhur, sikurse janë këto pallate që bëhen me drogën e tyre dhe prishin banesat tona 1 ose 2 katëshe. Duam të dimë se çfarë do të bëhet me ne. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Këta thonë se ata me letra do të marrin dëmshpërblim, ndërsa ata pa letra asgjë. Në kërkojmë minimumi përgjigje, edhe derën na e kanë mbyllur. Do të vazhdojmë me protestat.”

Në ndërtimin e unazës së madhe llogaritet të shemben rreth 700 banesa nga të cilat 200 janë me dokumente të rregullta e të tjerat në proces legalizimi.

Kush punon s’ka bonus qiraje, projekti i Unazës u prek banesat,

Kush punon s’ka bonus qiraje, projekti i Unazës u prek banesat,

EMISIONET