Kush fshihet pas kokainës në Fier?! Biznesmeni Çernavaku, dyshohet si porositës. I arrestuar futbollisti e ai që mjekoi Dumanin
Biznesmeni Zenel Çervanaku dyshohet se është porositësi i ngarkesës me pleh kimik ku u zbuluan 430 kilogramë kokainë në fier. Mes të arrestuarve është edhe drejtori I OST në Fier Viktor Çervanaku. Në listën e të arrestuarve figuron edhe futbollisti Denilson Çervanaku me të dashurën e tij dhe Julian Malaj, person që ka mjekuar vrasësin serial Nuredin Dumani.
Policia ka filmuar me dron nga lart ndërhyrjen e efektivave të rendit tek banesa e cila dyshohej se ishte kthyer në laborator i përpunimit të kokainës në Fier.
Deri më tani 10 persona janë vënë në pranga e ndërsa mes tyre ka edhe emra të zyrtarëvë të cilët dyshohen së drejtonin trafikun e kokainës.
Bëhet fjalë për ish-kreun e komunës së Fratarit në Fier Viktor Cernavaku. Aktulisht ai mban detyrën e Drejtori të Drejtorisë së OSHEE në fier.
Më herët Çervanaku ka qenë funksionar i Partisë Socialiste për zonën e Fierit e po ashtu pjese e proceseve gjyqësore për vrasjen e Faik Myrtaj me 21 Janar.
Sipas policisë, jo më pak i rëndësishëm mes personave në hetim është edhe i vëllai i tij. Zenel Çervanaku i njohur si biznesmen me aktivitet në disa sektorë, dyshohet si personi që ka kryer edhe porosinë e ngarkesës me kokainë nëpërmjet kompaninë e tij.
Mes personave në hetim është edhe djalin i Viktorit, Denilson Cervanku, i cili rezulton i federuar edhe si futbollist si dhe e fejuara e tij Enxhi.
25-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos dhe disa klubeve të tjera. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017.
Julian Malaj është një tjetër personazh i arrestuar për llogari të SPAK. Sipas të dhënave ai më herët ka qenë në procedim pasi ka mjekuar Nuredin Dumanin.
Personi që dyshohet se ka rol kyç në këtë veprimtari është Klajdi Kodra i cili njihet edhe me mbiemrin Vironi. Sipas të dhënave të policisë ai është i pari i arrestuar për laboratorin e kokainës.
Sipas përgjimeve Kodra kishte marrë përsipër të ruante ngarkesën dhe të shiste drogën ndërkohë që u arrestua në rrugën e Arbrit më dy pistoleta.