Kush e vrau hijen e Diabolik / Shkrimi i plotë i 'Espresso": "Nëse drejtësia kërkon kohë e ka pengesa, hakmarrja jo, ecën më shpejt"

"Një killer shqiptar autor i të paktën katër vrasjeve, tre prej të cilëve viktima shqiptare, është torturuar e është vrarë në Shqipëri", është lajmi tronditës që vjen nga media italiane.
Plot dy vjet nga vrasja e italianit Fabrizio Pischitelli, i njohur me nofkën "Diabolik" e kapo ultra i tifozerisë së skuadrës së Lazios, revista italiane Espresso zbardh se ekzekutuesi i tij shqiptar është torturuar e vrarë në Shqipëri.
Ishte 7 gushti i vitit 2019 ku në një park publik në Romë, "Diabolik", ekzekutohet në një atentat mafioz ndërsa ishte në pritje të një takimi të akorduar më parë me një person.
Vrasësi i kamufluar si vrapues që stërvitej në park, e qëlloi nga një distancë mjaft të afërt në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas vrasjes media të shumta italiane kanë hedhur dyshimet se vrasësi mund të ishte shqiptar e dy vite nga kjo vrasje, “Espresso” zbardh se dhe vrasësi shqiptar i "Diabolik" është torturuar e është ekzekutuar në Shqipëri.
"Nëse drejtësia kërkon kohën e saj e ka pengesa, hakmarrja jo, ecën më shpejt", shkruan Espresso.
"E kjo i ka ndodhur dhe killerit shqiptar, i pamëshirshëm e i saktë. i përdorur nga klanet kriminale për të ekzekutuar pa lënë gjurmë si në Itali e jashtë kufirit."
Sipas medias italiane, killeri shqiptar i Diabolik, 40 vjec, kishte kryer dhjetra vrajse të tjera para se të mbërrinte në Shqipëri ku nuk e priste burgu por i njëjti fund si viktimat e tij.
Espresso informon se killeri shqiptar është vrarë në Shqipëri nga kriminelë të tjerë shqiptarë e pasi është torturuar rëndë.
"Nga vrasja e tij shumë persona kanë festuar e dikush dhe në Romë", shkruan gazetarja e Espresso, Francesca Fagnani.
"Diabolik", pra Francesco Piscitelli ishte dënuar më parë për trafik droge e ishte vënë në hetim për skandalin "Mafia kryeqytetase" (Mafia Capitale), hetimi i nisur nga Prokuroria e Romës me akuzat për inflitrimime mafioze në shtresën siëprmarrëse, politike e institucionale të Romës, një sistem korruptiv që financonte tendera e financime publike nga Komuna e Romës e me interesa dhe në menaxhimin e qëndrave të mikpritjes së emigrantëve.
"Diabolik", sipas dosjes hetimore, ishte në lidhje afere kriminale, me Massimo Carminatin, kapon e ish bandës së Maglianës si dhe me grupin e trafikantëve shqiptarë në Romë që drejtohej nga Arben Zogu.
Investigimi i kryer nga Espresso, shkon më tej e zbardh se killeri shqiptar që ekzekutoi Diabolik, para se të kthehej në Shqipëri ka ekzekutuar një vit më pas, më shtator të 2020, shqiptarin Selavdi Shehaj, i vrarë më mes të plazhit në zonën Torvajanika të Romës, në një stabiliment në pronësi të partneres së tij.
Mënyra e ekzekutimit ishte mjaft e ngjashme me atë të Diabolik. Killeri shqiptar dhe kësaj here ishte i veshur si vrasës
Sipas medias italiane, pas dy vrasjeve, killeri 40 vjeçari ishte larguar nga Italia, drejt Spanjës ku kishte kryer dy vrasje të tjera, të dy shtetasve shqiptarë e më pas është kthyer në Shqipëri.
Aferat e trafikut të drogës, kontrolli i territorit e pagesa të pashlyera dyshohet të jenë pjesë e kësaj lufte të gjakshme mafioze.
Prokuroria e Romës që po heton mbi vrasjen e Diabolik e të Shehaj ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre.
Në muajin shkurt është rikrijuar në versionin 3 D e gjithë skena e vrasjes së kapoultras së Lacio e tre celularët e tij u çuan për t'u dekriptuar në Gjermani, por pa rezultat, Në tre celularët nuk u gjet asnjë e dhënë, qenë bosh.
"Nëse killeri do të kapej menjëherë pas vrasjes së Diabolik, sot të do ishte duke kryer dënimin e përjetshëm, por u ekzekutua nga kriminelë të tjerë si ai", shkruan Espresso, "e kur hakmarrja e drejtësia e rrugës zë vendin e ligjeve e dënimeve të parashikuara nga shteti, është e gjithë shoqëria civile që humbet."
Për vrasjen e Diabolik e Shehaj në Romë nuk ka asnjë zbardhje zyrtare të motiveve e autorëve të këtij krimi.
E një heshtje të plotë ka nga Shqipëria.
Mbi pesë vrasje me viktima e killer shqiptar janë skenari i një lufte të gjakshme që është në zhvillim.
Dy shqiptarë janë ekzekutuar në Spanjë, një shqiptar tjetër u vra në Romë, një italian mbeti viktimë po në Romë, e të gjithë të kryera nga një killer shqiptar e ky vetë i torturuar e ekzekutuar në Shqipëri nga kriminelë të tjerë shqiptarë.
Shkrimi u publikua në revisten "Espresso" Më 8 gusht 2021.
