Kurimi i tiroideve/ Mjeku i spitalit Amerikan 3 tregon simptomat dhe ndërhyrjen
Një nga sëmundjet që ka shfaqur rritje të dukshme të incidencës vitet e fundit, jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri, është kanceri i tiroides. Në Spitalin Amerikan 3, Prof. Dr. Harsha, kirurg onkolog dhe ORL i njohur ndërkombëtarisht, në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje, ka shpjeguar arsyet e përhapjes dhe simptomat e kancerit të tiroides.
"Kjo është për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit, programet e skanimit dhe përmirësimi i zbulimit me teknika të avancuara të imazherisë dhe diagnostikimit. Kanceri i tiroides shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme në fazat e hershme, ndaj është shumë e rëndësishme që çdo masë, gungë ose fryrje në qafë, qoftë në rajonin e tiroides ose në çdo rajon tjetër të qafës, duhet të vlerësohet".
Diagnostikimi i hershëm është celësi i suksesit të trajtimit.
"Personat që kanë një histori familjare të fortë të sëmundjeve të tiroides, veçanërisht me kancer tiroidal të tipit medullar, janë më të rrezikuar dhe duhet të bëjnë kontrolle të rregullta. Po ashtu, individët që kanë pasur ekspozim ndaj rrezatimit në fëmijëri, si trajtimi me rrezatim në rajonin e qafës, duhet të jenë gjithashtu të kujdesshëm. Për ata që kanë pasur sëmundje të mëparshme të tiroides të trajtuara, kontrollet janë të rekomanduara gjithashtu. Personat me këto faktorë rreziku duhet të kryejnë ekzaminime çdo vit ose çdo dy vjet, edhe nëse nuk kanë simptoma, për të mundësuar zbulimin e hershëm të mundshme sëmundjeve."
Prof. Dr. Harsha KN në Spitalin Amerikan 3 përdor teknika të avancuara kirurgjikale në trajtimin e kësaj sëmundje.
"Kirurgjia është trajtimi kryesor për kancerin e tiroides dhe zakonisht përfshin heqjen e një pjese të tiroides ose tërë tiroiden. Në raste kur sëmundja është përhapur, mund të hiqen edhe nyjet limfatike dhe indet përreth. Për kanceret e diferencuara, si ato Papillare dhe Folikulare, pas operacionit përdoret shpesh terapia me jod radioaktiv për të trajtuar mbetjet e indit tiroid.. Po ashtu, terapia hormonale që ul nivelet e TSH-së ndihmon në menaxhimin e kancerit, ndërsa terapitë mbështetëse janë gjithmonë pjesë e trajtimit."
Doktori shton se në rastet më të avancuara të sëmundjes, mund të përdoren terapitë sistemike si imunoterapia dhe terapia e synuar