Kurbin, shkatërroi bankomatin por doli duarbosh, vihet në pranga 41-vjeçari

Kurbin, shkatërroi bankomatin por doli duarbosh, vihet në pranga

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Ai akuzohet së ka dëmtuar bankomatin e një filali banke, me qëllim vjedhjen e parave.

I arrestuari është 41 vjeçari me inicialet G. D. banues në Kurbin.

"41 vjeçar dyshohet se më datë 01.09.2022, 41-vjeçari ka dëmtuar me mjete të forta, bankomatin e një filiali banke të nivelit të dytë, në Laç, me qëllim vjedhjen e parave në të.”, thuhet në njoftimin e polcisë.

Mbi të rëndojnë veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe " Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", mbetur në tentativë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET