Kurbin/ Fermerët në Fushë Kuqe: Nuk ka ujë. Çdo gjë që po mbjellim po shkon dëm

Tokën e kanë kultivuar, por të mbjellat nuk garantojnë prodhim, për shkak të mungesës së vaditjes.

Kjo është problematika me të cilën përballen prej vitesh fermeret e fshatrave të Fushë-Kuqes në Kurbin, një nga zonat me rendiment mjaft të lartë në sektorin e bujqësise.

"Kemi një thatësirë të madhe. Çdo gjë që po mjellim po shkon dëm," thotë një fermer.

Falë mirembajtjes së vetë banoreve, sistemi i vaditjes është funksional por në kanale nuk rrjedh asnjë pike ujë.

Në këto kushte fermeret janë munduar të gjejnë zgjidhje alternative permes pompave thithese, por diçka e tillë është më shumë kosto për ta.

"Kemi mbjellë, por nga tharja e tokës dhe mungesa e lagështirës por prodhimi është shumë keq. Këtu çdo gjë do të vaditet, por s'ka ujë, kanali është bosh. Po s'pati ujëra nëntokësore sado që të hidhet uji sipër s'ka asnjë pikë. Po ta gërmosh me lopatë deri në dy metra një pikë ujë nuk ka," thonë ata.

Mungesa e ujit për vaditjes është një problem i vjeter në fshatrat e Kurbinit, duke detyruar shumë fermer që të heqin dore nga sektori i bujqesisë, pasi toka nuk jep rendiment.

EMISIONET