Kur varfëria zë myk, Majlinda Hatia dhe 6 fëmijët nga Kallmi i Madh në Fier jetojnë në kushte të mjerueshme

Varfëria në vendin tonë vijon të jetë një fenomen mjaft shqetësues për dhjetëra familje. Majlinda Hatia është një nënë e 6 fëmijëve që jeton Kallm të Madh në Fier, ndërsa ata jetojnë në kushte të mjerueshme ekonomike. Ajo apelon përmes Rtv Ora për ndihmë tanimë që edhe dimri është në prag.

Kjo është Majlinda Hatia, nënë e 6 fëmijëve të vegjël.

Në këtë shtëpi në Kallm të Madh në Fier, ku jeton familja Hatia, diku mungon dera, e diku dritarja.

Myku ka mbuluar shumë pjesë të shtëpisë.

Nëna e 6 fëmijëve pohon se nuk ka mundësi as të punojë sepse ka fëmijë të vegjël.

"Një divan nuk kam për kalamajtë, një krevat, dhomat i kam pa shtruar. Kërkoj nga shteti të më ndihmojnë me çatinë pasi gjithë dimrin pikon uji, më rrinë dhomat ujë."

Majlinda Hatia apelon për ndihmë, tanimë qe edhe dimri është në prag.

"Gjithë dimrin rri me batanije me kalamajtë, dru nuk kam".

Sipas UNICEF, rreth 35 400 shqiptarë pritet që t’i shtohen numrit të të varfërve në vend, si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit.

EMISIONET