"Kur Saliu ishte gjallë", vijon përplasja Berisha-Rama për Presidentin: Meta më anormali, dhuratë bujare për opozitën

Kryeministri Rama nuk harroi të "sulmonte" ish-kryeministrin Berisha edhe  gjatë seancës së sotme plenare. Shkak u bë diskutimi dhe konsultimet për Presidentin e ri. Rama shprehet "kur Saliu ishte gjallë" duke mos e konsideruar si pjesë të opozitës. Më tej, ai thotë se maxhoranca i bëri një dhuratë bujare opozitës duke i zgjedhur Ilir Metën President, edhe pse Rama e quan President anormal.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rama: Dua ta filloj me kur ishte gjallë Saliu. Kur Saliu ishte gjallë, u zhvillua në Kuvend një proces, procesi që në fund çoi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit. Duke dëgjua se çfarë thoni që kur ishit atëherë, por ky popull nuk ju kuptoi dhe prandaj ju nxori me shqelma prej zyrash dhe nuk e konsideron më t'ju futë, dua ta rikujtoj atë histori. Ka qenë një ngjarje ku vlen shprehja "jeta imiton artin." Pastaj u zhvillua një tjetër raund më pas kur doli toger Bujar Nishani si President.

Aty ishte më e thjeshtë sepse PD i kishte votat. Ju keni hyrë në një luftë që i ulni gradat, ju i thoni kapter, unë i them toger. Përmbahuni në çgradimin që po i bëni njëri-tjetrit. Gjithsesi toger Bujar Nishani doli thjesht nga ai proces dhe si pasojë e një aksidenti rrugor. Procesi më normal, por që prodhoi procesin më anormal ishte procesi që u zhvillua kur ju mungonit këtu sepse ishit në atë periudhën e revolucionit dhe ne menduam edhe për ju. Ju nuk ju doli keq, madje ju doli shumë mirë. Asnjë shumicë qeverisëse nuk i ka bërë opozitës një dhuratë aq bujare sa ne duke ju zgjedhur Ilir Metën President. Sot ne jemi para një procesi tjetër dhe me gjithë vështirësinë e madhe që na është krijuar për shkak të situatës tuaj, kemi ngritur një përfaqësi të përbërë nga Balla, Gjiknuri dhe Spiropali për të komunikuar me të gjithë pjesët e këtij Kuvendi.

 

EMISIONET