Kur nuk shkoni mirë me komshinjtë ku e merrni farën e kosit? Mos humbisni përgjigjet e qytetarëve
Kur nuk shkoni mirë me komshinjtë ku e merrni farën e kosit?
Kjo ishte tema e ditës së sotme në rubrikën Vox Pop me Enkin.
Por si përgjigjen qytetarët? Disa thonë se e kanë komshiun/en shumë të mirë, e disa të tjerë nuk e durojnë dot.
Ndiqni përgjigjet e tyre.
"Mua më vijnë te marketi dhe më thonë "a ke farë kosi?" Unë i them jo se dua të shes kosin."
"Varet se çfarë komshiu të qëllon. Unë e kam shumë të mirë komshien time, pimë kafe bashkë por gjithsesi secila shikon hallet e veta."
"Komshien në qoftë se është e mirë ja vlen t'ia hapësh kuletën."
"Komshia ime është llafazane dhe thashethemexhie, nuk e duroj dot."

