"Kur në Kosovë ishte lufta për liri, në Paris shisje ikona të vjedhura e spiunoje" Berisha replikon me Ramën me deklaratat e Fatos Nanos

Kryetari i PD-së Sali Berisha në replikë ndaj kryeministrit Rama i kujtoi deklaratën e Fatos Nanos se  ndërsa në Kosovë ishte lufta për liri ai shiste ikona të vjedhura në Paris

Sali Berisha: “Kur djemtë e Kosovës flijonin jetën e Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi I dekonfiguruar dhe shndërruar në një pacient të pamjekuar shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrant në Paris. Shiste ikona të vjedhura. Kjo është deklaratë e Fatos Nanos. E ka thënë ai. “

Sa i takon arrestimit të Hashim Thaçit Berisha tha se pas kësaj vepre është trinomi: Kremlin, Beograd Tiranë

Sali Berisha:"Ky e mori e futi Hashim Thaçin në spiraled e ndryshimit të kufijve në Ballkan. I sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Ky! Bashkë me Ymerët e Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale që ndikoi në arrestimin e tyre. Ky që do të bëhet patriot me Baton Haxhiun janë dy promotorë të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Morën fushatën e anulimit të Gjykatës Ndërkombëtare që tregonte indirekt se po përpiqej të fshihte fajësitë që nuk ekzistonin. Hidhet se e di se në çdo variant del si argat i Vuçiçit."  

EMISIONET