"Kur japim besën jemi aty", Gjeloshaj: Do mbetet në histori, Mali i Zi me kryeministër shqiptar
Shqiptarët në Mal të Zi presin që Dritan Abazoviç të shkruajë një kapitull të ri në historinë politike të vendit fqinj duke marrë drejtimin e qeverisë si Kryeministër.
"Do të mbetet në histori se në Mal të Zi ka pasur një kryeministër shqiptar dhe nuk e di se kur do të përsëritet më."
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, njëhësh drejtues i “Alternativa Shqiptare”, thotë se ai e ka dhënë besën dhe do të jetë pjesë e fillimit të ri.
"Kur japim besën dhe fjalën jemi aty dhe aty do mbetemi".
Gjeloshaj thotë se ky është moment i shumëpritur për shqiptarët në Mal të Zi.
"Jam shumë optimist që do të bashkëpunojmë. Do të kemi zhvillime dhe investime të reja."
Krijimi i qeverise se re u vonua edhe per shkak te zgjedhjeve te pjesshme në dy komuna.
Në Ulqin, procesi do të përsëritet në një qendër votimi, ku koalicioni “Fillimi i ri” pret të arrijë 15 këshilltarë.
Ndersa java e ardhshme pritet te jete vendimtare per krijimin e qeverise në Mal të Zi.

