Kumbaro: Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit deri në 6 dhjetor

Kumbaro: Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit deri në

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i solli në vëmendje sot të gjitha bizneseve që duan të marrin nën menaxhim një stacion plazhi se aplikimet online në e-Albania do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më datë 6 dhjetor.

Ajo nënvizoi se, të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

Kumbaro ndau edhe një video-udhëzim, ku të interesuarit mund të gjejnë të gjithë hapat që duhen ndjekur për të kryer me sukses aplikimet, duke garantuar një proces efikas, transparent dhe të sigurt, si e vetmja mënyrë për të operuar si stacion plazhi i menaxhuar.

EMISIONET