Blushi i kujton Ramës përgjimet e anfimafias italiane. Kryemadhi: A i ke referuar 3 incineratorët e Zotos në prokurori

Blushi i kujton Ramës përgjimet e anfimafias italiane. Kryemadhi:  A i

Partia e Lirisë akuzon kryeministrin Edi Rama se ndryshe nga sa hiqet, ai është investitori dhe përfituesi kryesor i ndërtimeve pa leje në Tiranë. Gjithashtu i quajnë propagandë deklaratat e Ramës se po lufton krimin financiar.

“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM: A i ka referuar Qeveria Shqiptare 3 incineratorët e Klodian Zotos në prokurori për evazion fiskal? E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.

Përgjigju publikisht nëse mundesh...meqënëse lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë” shkruan deputetja e PL-së në një postim në facebook

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Partie, Tedi Blushi rendit 5 fakte që sipas tij ai është përfituesi kryesor i ndërtimeve pa leje.

"PESË FAKTE QË DUHET TË MBAJTUR MEND PËR KARRIERËN E EDI RAMËS ME KULLAT NË TIRANË.

FAKTI 1: Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit "një pallat, një votë".

FAKTI 2: Edi Rama u pagëzua me nofkën "Mister 20%" pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.

FAKTI 3: Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.

FAKTI 4 Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milion euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.

FAKTI 5: Përgjimet e Anfimafias Italiane nxorrën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.

Edi Rama nuk është "faturino" që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë." 

EMISIONET