Kukës/ Në furgon me 59 emigrantë, djali ikën, babai i jep policit 2 mijë euro për ti mbyllur gojën

Kukës/ Në furgon me 59 emigrantë, djali ikën, babai i jep

Babë e bir në Kukës ishin angazhuar në aktivitetin e paligjshëm të transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

18-vjeçari transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. 

Në momentin kur ka ndërhyrë policia ai ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, ndërkohë i ati ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprime procedurale për këtë rast, informoi policia e Kukësit.

Shtetasi B. M., babai i 18-vjecarit, mësohet se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe kishte vijuar aktivitetin.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 11460 euro dhe 5000 lekë, të dyshuar të përfituar në këtë veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit B. M dhe shpallja në kërkim e djalit të tij, shtetasit G.M.

EMISIONET