“Kujtimi i mirë ka rëndësi” Rama: Babai im ishte skulptor zyrtar i regjimit, besonte në komunizëm

Në një intervistë për gazetën holandaze “De Volkskrant” kryeministri Rama u shpreh se babai i tij ishte një skulptor zyrtar i regjimit dhe besonte në komunizëm
Ai tha se nën një çati jetonin një komunist i qetë dhe një antikomunist shumë i zhurmshëm; një artist realist dhe një artist shumë anti-realist.
Rama shtoi se është i shqetësuar për njerëzit në vendet e pasura dhe aftësinë e tyre për të mbetur të përfshirë në këtë luftë.
Rama: Babai im ishte një skulptor zyrtar i regjimit. Besonte në komunizëm, në fillim, mendoj. Por fati im është që kur filloi të humbiste besimin, ai më la vend që të kisha besimin tim. Kështu përfunduam nën një çati: një komunist i qetë dhe një antikomunist shumë i zhurmshëm; një artist realist dhe një artist shumë anti-realist.
Ai ka lënë disa monumente për përjetësi, siç është monumenti i pavarësisë së Shqipërisë. Do të doja të lë atë që tha babai: në fund të fundit është kujtimi i mirë që ka rëndësi. Kur njerëzit te thonë se ai u përpoq, ai e bëri atë apo këtë në rregull - kjo është e mjaftueshme për mua.

