Kujdesi ndaj dhëmbëve të fëmijëve/ Boçova: Mos i lini pas dore dhëmbët e qumështit!

Shëndeti oral është një pjesë thelbësore e shëndetit të përgjithshëm, dhe kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të nisë që në moshë të vogël.

Në një interviste për Ora News mjekja stomatologe Lerida Boçova thotë se që me daljen e dhëmbëve të parë të fëmijëve kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm.

Mjekja thotë se një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë prindërit është neglizhimi i dhëmbëve të qumështit që janë po aq të rëndësishëm për zhvillimin e dhëmbëve të përhershëm dhe të nofullave.

Mjekja këshillon gjithashtu shmangien e disa zakoneve si përdorimi i gjatë i biberonit apo thithja e gishtit në mënyrë që të parandalohen deformimet e nofullave dhe problemet dentare në të ardhmen.

 

EMISIONET