KUJDES! PAMJE TRONDITËSE nga kopshti "Gledis" në Tiranë! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të ...

KUJDES! PAMJE TRONDITËSE nga kopshti "Gledis"  në

Në janar të këtij viti, kopshti privat “Gledis” i ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, u vendos në fokus të vëmendjes publike, pasi edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël.

KUJDES! PAMJE TRONDITËSE nga kopshti "Gledis"  në

46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë.

Por duket se rastet e dhunës në kopshtin “Gledis” nuk kanë të mbaruar. Nëna e një djali të vogël që ndjek të njëjtin kopsht, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim .

"Në një bisedë telefonike me gazetarët tanë, nëna thotë se djali i saj ka shkuar në shtëpi i nxirë e me shenja në veshë, faqe, sy dhe fyt. Kjo si pasojë e një sherri të ndodhur mes të vegjëlve në kopsht, ku nëna pretendon se askush nga personeli i kopshtit nuk ka ndërhyrë për minuta të tëra për të ndaluar atë që po ndodhte.

Nëna thotë se e ka marrë vesh ngjarjen vetëm kur edukatoret e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se djali është nxirë. Pasi ka parë pamjet e kamerave të sigurisë ku duket i vogëli i saj që dhunohet, ajo ka kërkuar që nxënësi dhunues të përjashtohet.

Ata e kthejnë çështjen në interes financiar. Nuk e përjashtojnë djalin dhunues, se thonë nëse heqim atë ikin dhe dy të tjerë. Nuk kanë interes të mbajnë djalin tim dhe të heqin tre të tjerë,” tha nëna e djalit të vogël.

Nëna është e habitur për neglizhencën që drejtoresha e kopshtit “Gledis” kanë shfaqur për të zgjidhur rastin, prandaj zgjedh ta bëjë publik rastin që institucionet të reagojnë.

KUJDES! PAMJE TRONDITËSE nga kopshti "Gledis"  në

Kjo ngjarje kthen edhe një herë vëmendjen te siguria e kopshteve dhe çerdheve, ku prindërit i lenë fëmijët në mirëbesim, dhe më pas i marrin të nxirë e me shenja dhune, herë nga edukatoret e herë nga bashkëmoshatarët", raporton "JOQ Albania".

 

EMISIONET