KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Dalin PAMJET në gjimnazin e Shkodrës që "rrëzojnë" policinë. Në sherrin masiv me 1 të pl*gosur mbi 10 adoleshentë

"Ora News" ka siguruar pamjet e sherrit te regjistruar këtë të premte në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”  në Shkodër, ku u plagosën me thikë disa të rinj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku i riu me iniciale A.K, është konfliktuar me dy vëllezërit F. Th. dhe K. Th, dhe si pasojë kanë mbetur të tre të plagosur.

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë janë gjetur edhe sendet personale të adoleshentëve të përfshirë në konflikt, ku në kapelën e njërit prej tyre duket mbishkrimi “Pain don’t hurt” (dhimbja nuk të vret).

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Dalin PAMJET në gjimnazin e Shkodrës

POr pamjet tregojnë se në ngjarje janë përfshirë shumë të rinj të cilët përleshen mes tyre, ku njëri i veshur me kostum gri të bardhë dhe me jelek të kuq sulmon me thikë viktimën

Shkaqet që kanë çuar në sherr tre të rinjtë vijojnë të jenë mister, ndërkohë ky nuk është rasti i parë që të rinjtë konfliktohen me thikë në afërsi të ambjenteve të shkollës.

Pak ditë më parë një tjetër i ri, Erjon Boba u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës, duke ngritur shqetësime për sigurinë në ambjentet e institucioneve arsimore.

EMISIONET