KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Atentat 35-vjeçarit në Selenicë, viktima kushëri me njërin nga të akuzuarit për ngjarjen e Çoles. Reagon edhe policia

Ka ndërruar jetë 35-vjeçari Dalan Gjolek Aliaj, i plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Vlorës.

Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, me mjekët që konfirmuan vdekjen pak minuta pas mbërritjes.

Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ndërsa policia arrestoi disa persona lidhur me atë ngjarje.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!  Atentat 35-vjeçarit në
Ne foto, viktima

Ngjarja e sotme ka ngritur alarmin për një rikthim të konfliktit të dikurshëm, ndërsa zona është blinduar nga forcat e policisë. Grupet hetimore po punojnë për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivet e atentatit.

Sipas banorëve të zonës, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të fshatit.

Hetimet vijojnë, ndërsa tensioni në zonë mbetet i lartë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

EMISIONET