KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE! “Turistë me duar në xhepa” - Drekojnë në lokal dhe tentojnë të ikin pa paguar, shtypin rojen me makinë, por arratia e dy turqve zgjat pak
Një ngjarje e rëndë që të kujton incidentin e paprecedentë në 2019 të turistëve spanjollë me Mihal Kokëdhimën në zonën e “Porto Palermos”, duket se është përsëritur në mbrëmjen e djeshme në qytetin e Krujës.
Dy turistët nga Turqia, kishin vizituar një restorant që ndodhet në zonën Muzeale të Kalasë së Krujës dhe pasi kanë përfunduar drekën janë larguar pa paguar.
Kur ka parë këtë situatë që çifti Turk është larguar duke mos paguar,administratori i Restorantit ka dalë jashtë në oborr dhe ka sinjalizuar rojen e Parkingut për të ndaluar mjetin që po largohej.
Roja është përpjekur ti ndalojë, duke ju hedhur në kofanon e makinës por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë e makinës, duke bërë që roja, Bujar Dedja, të rrëzohet duke marë lëndime në kokë.
Pamjet filmike tregojnë dinamikën e rëndë të ngjarjes, ndërsa mjeti largohet me shpejtësi dhe janë banorët e zonës që i japin ndihmën e parë personit të plagosur.
Policia ka arritur të identifikojë makinën e marrë me qira nga një shtetas turk, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.
Nga ana tjetër janë marrë dëshmitë e administratorit dhe kamariereve të lokalit në Krujë.


