Kujdes! Nëse bëni këtë veprim në rrugë mund të gjobiteni deri në 3 mijë lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2022, 19:26

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë pas manovrës së parakalimit do dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
"Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë. Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj", njofton Policia Rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.
