Kuçovë/ Stuhia ka përmbytur qytetin, nënstacioni elektrik nën ujë, vendi pa drita
Shiu i rrëmbyeshëm në formë stuhie ka përmbytur qytetin e Kuçovës.
Të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimim e mjeteve dhe njerëzve.
Qyteti është i gjithi pa drita, pasi nën ujë është edhe nënstacioni elektrik.
Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti dhe në lagjet: Llukan Prifti, 1 Maji, 11 Janari dhe Tafil Skëndo.
Disa banesa në lagjen "11 Janari" janë nën ujë, oborret janë përmbytur dhe uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive, duke lagur gjithçka.
Banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrëfikësve por askush s'ju ka shkuar në ndihmë.
Ata janë duke e larguar vetë ujin nga banesat, me pompa e fshesa. Banorët pohojnë se përmbyten disa herë në vit por askush nga pushteti vendor nuk vjen ti shoh e ti ndihmojë.
