Kuçana: Sistemi i Burgjeve po dëmtohet nga militantët, duhet reformë urgjente

Pedagogia e komunikimit, Ilirjana Kuçana, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai në Ora News, ka theksuar nevojën për një reformë urgjente në sistemin e burgjeve.

Ajo u shpreh se nuk mund të lejohet që profesionalizmi të zëvendësohet nga militantët, pasi kjo do të sjellë probleme të vazhdueshme në menaxhimin e burgjeve.

Sipas Kuçanës, administrata e burgjeve aktualisht është e përbërë kryesisht nga militantë, dhe ky është një faktor kyç që ka sjellë përkeqësimin e situatës.

Kuçana u shpreh se për sa kohë do të vazhdojë ky menaxhim, problematikat do të jenë të pranishme dhe do të thellohen.

EMISIONET