Kthjellime dhe vranësira, ja qytetet ku priten reshje shiu afatshkurtra

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë sot motin në territorin shqiptar por herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim, duke sjellë reshje afat-shkurtra shiu dhe të karakterit lokal, më të theksuara në zonat jugore-juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të pësojnë rënie në zonat jugore gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

