Ktheu lokalin në sallë për lojëra fati, policia i sekuestron pajisjet elektronike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 10:55

Policia e Matit ka sekuestruar 7 pajisje elektronike, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.
Pajisjet u gjetën në ambjentet e lokalit të shtetasit U. P., në qytetin e Burrelit.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale "Organizim i llotarive të palejuara".


