Kryqëzoni gishtat! Dolën përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të kontrolloni nëse jeni fitues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 18:44

Pritjes i erdhi fundi. Të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, nga ora 18:00 e kësaj të shtune, 7 maj, kanë mundësi të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.
Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, njofton se për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.
Pasi hyni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.
Ju urojmë fat!



