Kryetarja e grave demokrate në Korçë: Kam kërkuar takim me Bashën para 1 viti e gjysëm, akoma në pritje

Në Foltoren e ish-kryeministrit Berisha në Tiranë, kryetarja e LDG dega Korçë, Klara Bici ka treguar me ironi se ka kërkuar një takim me Bashën para një viti e gjysëm për problematikat dhe fushatën dhe është akoma në pritje.

Ajo tha se Basha po ndërhyn në statut dhe strukturën e LDGSH madje dhe në faqen zyrtare Facebook-un e LDGSH

Klara Bici: Kam qenë në 2009 Kryetarja e FRPD dega Korçë, dhe në 2013 jam rikthyer për të dhënë kontributin tim dhe kam kërkuar një takim me zotin Berisha i cili më ka pritur menjëherë. Rreth një vit e gjysëm më parë i kam kërkuar zotit Basha një takim për të diskutuar rreth probleme të gruas dhe përgatitjet e fushatës, por jam ende në pritje.

Kjo për të thënë se një kryetar e humbet rolin e tij nëse nuk ka memorie politike të kontributeve tona. Zoti Berisha më njeh mua dhe ju, prandaj jam sot për të mbështetur zotin Berisha. Doja të dija meqë Basha po ndërhyn në statut dhe strukturën e LDGSH madje dhe në faqen zyrtare Facebook-un e LDGSH, pozicioni juaj në lidhje me LDGSH si organizatë partnere të PD, faleminderit.

EMISIONET