"Kryesi nuk ka, Basha nuk është më kryetar i PD", Bumçi nuk njeh vendimin për përjashtimin nga partia

Ish-deputeti, Aldo Bumçi, i përjashtuar nga kryesia e PD-së së bashku me 8 anëtarë të tjerë të Kryesisë nuk e njeh këtë vendim.

Në një prononcim ekskluziv për Ora News, ai thotë se Kryesia e PD ka pushuar së ekzistuari që në 11 dhjetor, dhe Basha nuk është më kryetar i kësaj force politike.

Bumçi: Nuk ka asnjë përjashtim nga PD, me 11 dhjetor Kuvendi i PD që u mbajt në stadiumin "Air Albania" 4446 delegatë vendosën për shkarkimin e zotit Basha, pezullimin e të gjithë institucuioneve dhe futjen partisë në proces zgjedhor. Vota e atij Kuvendi është vendimmarrja më e rëndësishme në PD sipas statutit që ishte dhe që është. Me këtë vendim nuk ka më Kryesi dhe Basha nuk është më kryetar partie.Nuk ka më asnjë vendim, ka vendim të Bashës dhe një grup njerëzish përreth tij, të cilët nuk kanë më asnjë forcë politike dhe ligjore. Ai është një njeri që nuk përfaqëson më askënd, një njeri i lidhur kokë e këmbë me Edi Ramën.Si i tillë nuk ka asnjë autoritet në PD.Duhet të pranojmë pastaj se është Edi Rama që vendos për PD.

Bumçi përjashton ndarjen e PD në dy grupe parlamentare, duke insistuar se grupi i Berishës janë shumica.

Bumçi: Ne sot kemi një parti ku shumica e qartë dërmuese është kundër Lulzim Bashës. Këtë e ka prabnuar publikisht vetë, dhe njerëz që e mbështesin. E vetmja zgjidhje politike dhe qytetare është vota. Kishte mundësi të votëbesohet, nuk e bëri se e di që është pakicë dërmuese dhe e futi partinë në këtë krizë. Me 8 janar i mbylli vetes çdo derë në PD. Është sot njeri i Edi Ramës për të mbajtur selinë, godinën dhe për të krijuar trazira. Ne nuk mund të pranojmë që qeveria të vendosë opozitën. PD, qartësisht shumica jemi ne. Mirë Basha, por nuk kuptoj grupin që i rri përreth, kë përfaqësojnë?

Edhe gjasat për krijimin e një partie të re duket se janë të pakta.

Bumçi: Jemi shumica në PD dhe nuk kemi arsye pse të themelojmë një parti tjetër. Kjo sigël nuk mund ti lihet Edi Ramës dhe pengjeve të tij.

EMISIONET