Kryemadhi në Lushnje: Qyteti meriton një kryebashkiak për qytetarët dhe jo bandave të qeverisë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie ne qytetin e Lushnjes.
Kryemadhi shkruan se Lushnja meriton një mundësi të re në 6 mars dhe se duhet të ketë një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve.
Kryemadhi: Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjën, shtëpinë tuaj!


