Historia e HIV/AIDS, kryebashkiaku Flamur Golemi rrëfen për “Ora News” të vërtetën: Thriller primitiv e banal


Në media është aluduar se kryebashkiaku i Gjirokastër, Flamur Golemi, mund të jetë infektuar me HIV/AIDS.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, nga gazetari Brahim Shima, Golemi u pyet mbi këto lajme që kanë qarkulluar së fundmi, duke zgjedhur të mos japë detaje, ndërsa i cilësoi ato si “shumë banale”.

Ai theksoi se nuk dëshiron të zgjatet mbi këtë çështje, të cilën e quajti një “thriller primitiv”, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për një histori të pavërtetë dhe të sajuar.

Gjatë reagimit të tij, Golemi u shpreh me një shprehje popullore: “Një budalla hedh një gurë në lumë edhe pastaj shkojnë gjithë pas”, duke lënë të kuptohet se lajmi është një thashethem i pabazë që është përhapur dhe amplifikuar pa verifikim.

"Unë besoj tani që është pjesë e organeve ligjzbatuese. Do ishte mirë, se dëmin më të madh jua ka bërë juve mediave.

Një thriller primitiv. Pra, një budalla hedh një gurë në lumë edhe pastaj shkon gjithë pas. Nuk dua të zgjatem te kjo histori, për mua ka rëndësi puna.

Edhe do vazhdoj të shërbej në krye të detyrës me përgjegjshmëri maksimale, sepse një herë në jetë i bie rasti personit të drejtojë Gjirokastrën", u shpreh kryebashkiaku, Flamur Golemi.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET