Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Inside”, kapën shtetasin Lulzim Kullaj, 43 vjeç.
Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

