Krishtlindja erdhi pa dëborë, meterologu Osmani tregon si do jetë moti në ndërrimin e viteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 11:16
Meterologu, Akil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News tregoi se si do jetë moti në ndërrimin e viteve.
Osmani u shpreh se moti i qëndrueshëm do vazhdojë edhe në ndërrimin e viteve.
‘’Dita e sotme ka temperatura mjaft të larta.
Temperaturat sot mund të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.
Pjesa e dytë e javës do i bëjë vranësirat më të shpeshta në teritorin shqiptar.
Sinjalet janë që edhe dita e shtunë, data 30 e këtij muaji të jetë me mot të qëndrueshëm’’, tha ndër të tjera Osmani.

