Krijohen radhë të gjata me kamionë në Morinë, vonesa në kufirin Shqipëri-Kosovë

Krijohen radhë të gjata me kamionë në Morinë, vonesa

Kolona të gjata mjetesh që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës janë krijuar gjatë pasdites së sotme pranë fshatit Morinë të Kukësit.

Drejtuesit e kamionëve, të cilët presin të kalojnë kufirin, pohojnë se vonesat vijnë nga pala kosovare, konkretisht në doganën e Vërmicës, për shkak të procedurave doganore. Megjithatë, ata nuk kanë marrë sqarime të mëtejshme mbi arsyet specifike të këtyre pritjeve të zgjatura.

Zakonisht, situata e ngarkuar në këtë pikë kufitare ndodh gjatë fundjavës, kur përkon me orarin e pushimit të personelit të doganës. Burime nga kufiri thonë se vonesat lidhen kryesisht me procesin e skanimit të mjeteve dhe mallrave, por edhe me faktin që në disa raste funksionon vetëm një sportel nga ana e doganës së Kosovës.

Pritjet e gjata në kufi po ndikojnë ndjeshëm në kostot e kompanive transportuese, të cilat përballen me shpenzime shtesë për shkak të vonesave në qarkullimin e mallrave.

 

EMISIONET