Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim/ Reporterët pa Kufij: Kërkojmë garanci, qeveria të mos pengojë misionin e gazetarëve

Pas vendimit për hapjen e agjencisë që centralizon komunikimin e të gjitha ministrive me median nën zyrën e kryeministrit, reporterët pa kufij kërkojnë nga Edi Rama, të mos pengojë qasjen e gazetarëve në informacion
Nëpërmjet një postimi në Twitter, reporterët pa kufij shkruajnë se kërkojnë garanci dhe siguri që "Agjencia për Media dhe Informim" mos të pengojë misionin e gazetarëve për informim transparent dhe objektiv.
#Albania: As Prime Minister @ediramaal starts a new mandate, @RSF_inter urges him to provide guarantees that the new agency centralising all ministries' communication with the media under the PM's office will improve & not impede journalists' access to information. pic.twitter.com/uPSdQlSggI
— RSF in English (@RSF_en) September 28, 2021
Vendimi për krijimin e "Agjencisë për Media dhe Informim" u mor nga qeveria në mbledhjen e saj të parë të mandatit të tretë, fakt që ka nxitur diskutime në komunitetin e gazetarëve dhe qarqet universitare.
Kjo agjenci sipas vendimit do të përbëhet nga disa struktura të posaçme përgjegjëse për informim pranë çdo ministrie dhe institucioni qendror në varësi të kryeministrit dhe ministrave dhe do të koordinojë punën mes tyre për të informuar publikun dhe median.

