Kreu i SPAK: Kemi shumë hetime në vijim. Byroja ka nevojë të jetë më efektive. SHBA e BE të na mbështesin

Kreu i SPAK Arben Kraja i kërkoi sot SHBA-së dhe BE-së të vijojë mbështetjen e hetuesve të Byrosë dhe SPAK  

Arben Kraja:Kemi shumë hetime në vijim. Ju garantoj që ne jemi seriozë në punën që bëjmë. Do të hetojmë në mënyrë objektive dhe të paanshme të gjithë ato raste që kemi dhe në pëfundim do të japim rezultatet që do të vijnë nga hetimi duke vlerësuar provat” tha Kraja gjatë konferencës për prezantimin e projektit të BE-së për zbatimin e ligjit dhe forcimin e drejtësisë

Kraja pranoi se tashmë  që Byroja është ngritur tani është nevoja që kjo strukturë të jetë më efektive.

Arben Kraja: “Nga moment që ka nisur të krijohet Byroja Kombëtare e Hetimit përmes 4 ekspertëve ligjorë të caktuar prej tyre kanë asistuar dhe kanë ndihmuar në mënyrë të përditshme dhe reale ngritjen e kësaj strukture.

Jemi në fazën kur kjo strukturë ka nevojë të jetë më efektive dhe ndihma e tyre është e domosdoshme të vazhdojë dhe janë të mirëpritur për të vijuar punën që kemi nisur. Ne do të jemi kurdoherë bashkëpunues në arritjen e objektivave do të jemi partner seriozë dhe kemi nevojë të na asistoni. Bashkarisht do të kemi më shumë rezultate”

EMISIONET