Koti: Alibeaj nuk ka tagër për të negociuar për presidentin, kjo detyrë i takon vetëm Rithemelimit
Në një intervistë për Ora News, deputetja demokrate Sorina Koti u shpreh se që në 30 prill në kuvendin e PD-së Alibeaj u shkarkuar si kreu i grupit parlamentar.
Ajo tha se ai nuk ka atribute mbi grupin parlamentar dhe të bëjë propozime në emër të partisë Demokratike lidhur me presidentin.
Ajo shtoi se me vendim të kuvendit kombëtar, është vetëm grupi i rithemelimit ai që mund të bëjë negociata me mazhorancën lidhur me kandidatin për president.
Koti: Ne nuk e fshehim problematikën që kemi mes nesh, sepse është një gjë që ndodh për herë të parë, një që fraksion merr atribute të tilla. Ndërkohë që në 30 prill në kuvendin e PD-së Alibeaj u shkarkuar si kreu i grupit parlamentar. Ndërkohë që deri në 22 maj kur do të zgjidhet kreu i PD-së, partia do të drejtohet nga grupi i rithemelimit. Për çdo veprim që është përtej grupit parlamentar vendimet i merr grupi i rithemelimit.
Ndërkohë që Alibeaj ka thirrur një mbledhje të grupit ku kanë shkuar një pjesë e vogël e deputetët. Mesa diku unë po diskutohet për kandidatin për president të republikës, por në fakt Alibeaj nuk e ka tagrin për të diskutuar për gjëra të tilla. Me vendim të kuvendit kombëtar, është vetëm grupi i rithemelimit ai që mund të bëjë negociata me mazhorancën lidhur me kandidatin për president. Ne nuk kemi ende kandidatura zyrtare sepse nuk jemi thirrur në negociata nga pala tjetër.

