Kosova mungon në "Ballkanin e Hapur" , Rama: Japonia nuk priti SHBA-në të ulej në gjunjë për bombat atomike
”Lufta në Ukrainë e bën samitin domosdoshmëri përpara se kjo luftë të shpërthejë” tha Rama duke nënvizuar se Ballkani i Hapur nuk ka për të vdekur.
Në fjalimin jashtë fjalimit të përgatitur Rama nënvizoi se është moment për të folur hapur.
“Nuk mund të vijmë në Ballkanin e Hapur e të flasim siç shkojmë në Bruksel, por do të flasim hapur. Duhet të ruajmë e fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se mund të kemi më shumë problem sesa arsye për tu bashkuar. Përkundrazi” tha Rama duke shtuar se “ishte shumë i lumtur” që sot në Ohër me ata “ishte kryeministri i Malit të Zi, Dritani dhe Zorani nga Bosnja. Jam i lumtur që janë dhe dy miq të rëndësishëm dhe partner të pazëvendësueshëm, Varhelyi dhe miku ynë Gabriel Escobar”
Rama foli dhe për zërat që dëshiruan për ta importuar konfliktin nga Ukraina në Ballkan përmes një retorike që sa është absurd dhe e pështirë” tha ai.
“Ne e dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për ta ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka marrëdhënie special me Rusinë, për të mësuar se mes Serbisë dhe Rusisë ka një histori, e mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur. Këto i kemi ditur të gjitha, por mes një qëndrimi me kurriz nga e ardhmja dhe kthimit të syve drejt të ardhmes kemi zgjedhur këtë të dytën. Sot jemi këtu se duam të vijojmë të shkojmë drejt të ardhmes pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura por i bindur se këto probleme mund të zgjidhen nëse ne afrohemi”
Kosova mungoi në këtë samit dhe Rama solli si shembull historinë e marrëdhënieve SHBA- Japoni apo Izrael Emiratet e Bashkuara.
"SHBA hodhi dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat më të forta e miqësitë më të ngushta sot e prej shumë vitesh është SHBA- Japoni, pas dy bombave atomike. Urdhëroni ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do vazhdonte edhe sot e gjithë ditën të qëndronte me kurriz drejt SHBA duke kërkuar më përpara nga SHBA të ulej në gjunjë për bombën atomike. Të gjitha gjërat kanë radhën e tyre. Ku janë sot Gjermania e Franca. Çfarë po bën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara pas një armiqësie që është e pakrahasueshme për nga thellësia e gjaku I derdhur dhe për nga aktet e çmendurisë me asgjë që kemi parë këtu. Janë bashkë për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga e së ardhmes”
