Korçë, theu masën e arrestit, kapen në flagrancë 26-vjeçari

Korçë, theu masën e arrestit, kapen në flagrancë

Policia e Korçës ka prangosur një 26-vjeçar banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak.

Ai është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin e datës 17.12.2021, nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin e datës 17.12.2021, nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET