Korçë, humbi jetën për shkak të asfiksisë, 67-vjeçari baba i 4 fëmijëve, jetonte vetëm në shtëpinë e fqinjit
Shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme në Korçë, pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonte, ishte baba i katër fëmijëve.
Gazetarja Iris Rrezhda bën me dije se fëmijët jetonin në Greqi, ndërsa ai jetonte i vetëm në banesën e cila ndodhej në lagjen numër 5.
Shtëpia e cila mori flakë mësohet se nuk ishte e viktimës por e një fqinji i cili jetonte në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, ku viktima dyshohet se humbi jetën për shkak të asfiksisë. Sakaq fqinjët për mikrofonin e Ora Neës, thanë se i moashuri vunte nga probleme të shëndetit mendor.


