Korçë, futën mallra kontrabandë, prangosen doganieri i Kapshticës dhe 2 persona të tjerë

Korçë, futën mallra kontrabandë, prangosen doganieri i

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë. 

Në këtë operacion janë sekuestruar edhe sasi mallrash të dyshuara kontrabandë (veshje, atlete dhe pajisje të ndryshme).

Mallrat janë sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip "Man", me drejtues shtetasin Th. Dh. dhe porositës të mallit shtetasin A. Zh., u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Th. Dh., 42 vjeç, banues në Korçë. A. Zh., 51 vjeç, banues në Korçë. R. Sh., 56 vjeç, banues në Bilisht, Devoll (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë). Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Zh., u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. Sh., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera"; "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

EMISIONET