Kongresi i Arsimit, ambasadori britanik: Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna
Në Kongresin Kombëtar të arsimit, ambasadori britanik Alastair King-Smith foli për një nga sfidat dhe problematikat kryesore të të rinjve shqiptarë, që është largimi.
Ai u bëri thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi i tyre në rrugë të jashtëligjshme, duke theksuar se rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet.
"Besoj se keni parë edhe një fenomen tragjik se si shumë të rinj, sidomos gjatë verës, largohen nga Shqipëria për mungesën e mundësive.
Këta të rinj shfrytëzohen nga kontrabandistë të qenieve njerëzore dhe ne duhet ti nxisim që të ndalojnë.
Kjo jo vetëm se premtimet e pasurimit të shpejtë janë gënjeshtra, pasi do të detyrohen të përfshihen në kriminalitet dhe drogë, por sepse këto kushte do të bëhen më të rrezikshme.
Deti do të jetë më i rrëmbyer dhe moti do të jetë më i ftohtë. Ndaj i bëj thirrje familjeve dhe miqve të tyre të mos largohen në mënyrë ilegale.
Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna e palodhur" tha ai.

